Zyrtare: UEFA ia numëron golin Vedat Muriqit

2 muaj më parë

Zyrtare: UEFA ia numëron golin Vedat Muriqit

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitoren e parë në kualifikimet e Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ kanë triumfuar në udhëtim te Gjeorgjia me rezultat minimal 1-0, në takimin e vlefshëm për xhiron e katërt të Grupit B.

Në sfidën e zhvilluar në ‘Batumi Stadium’ kosovarët arkëtuat tri pikë falë golit të realizuar nga Vedat Muriqi.

Fillimisht ky gol u regjistrua si autogol i mbrojtësit gjeorgjian, Davit Khocholava, por me pas UEFA edhe zyrtarisht golin ia ka numëruar Vedat Muriqit.

Sulmuesi nga Prizreni tashmë ka shkuar në kuotën e 16 golave me kombëtaren e Kosovës në 31 paraqitej./Gazeta inFokus/