Zyrtarë me pozita menaxheriale në IPK po hetohen për shkelje disiplinore

5 muaj më parë

Zyrtarë me pozita menaxheriale në IPK po hetohen për shkelje disiplinore

Inspektorati Policor ka pesë departamente.

Ndaj të pesë drejtorëve janë duke u zhvilluar hetime disiplinore.

Javë më parë ishte shkarkuar Miradije Kelmendi nga pozita e kryeshefes. Një gjë e tillë ishte bërë nga ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ushtrues i detyrës së kryeshefit në këtë institucion është caktuar Exhevit Nura, raporton KOHA.

Nura ka folur edhe për rëndësinë e hetimeve të pavarura të këtij institucioni mbi zyrtarët policorë kur dyshohen për vepra penale.

Inspektorati Policor është themeluar në vitin 2006 me qëllim të mbikëqyrjes së Policisë së Kosovës.

Megjithatë shumë skandale ndër vite kanë ndodhur në këtë institucion.

Viteve të fundit është përfolur për afera korruptuese e amnisti të zyrtarëve policorë nga ndjekja.

Gjatë këtyre viteve një kryeshef ka dhënë dorëheqje, dy janë shkarkuar dhe vetëm një ka arritur ta përfundojë mandatin.