Zyrtare: FA dënon rëndë Ibrahimovicin
4 vite më parëZyrtare: FA dënon rëndë Ibrahimovicin
Zlatan Ibrahimovic është dënuar me tre ndeshje mos lojë nga Federata Angleze e Futbollit
Sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic dhe mbrojtësi i Bournemouth Tyrone Mings fillimsiht u akuzuan nga FA për sjellje të dhunshme, pas përplasjes në barazimin 1:1 të shtunën, ku fillimisht Mings shkeli me atlete në kokë Ibrahimovicin dhe pak minuta më vonë, suedezi ia ktheu duke e goditur me bërryl, përcjell Express.
Tashmë Federata Angleze ka marrë vendimin përfundimtar ku ylli i Manchester United do të mungojë në tre ndeshjet e radhës për “Djajtë e Kuq”, bën të ditur klubi përmes një postimi në “Twitter”.