Zyrtare: Barcelona pa Ter Stegen në finale të Kupës së Mbretit

4 muaj më parë

Zyrtare: Barcelona pa Ter Stegen në finale të Kupës së Mbretit

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen do të mungojë në finale të Kupës së Mbretit kundër Valencias, për shkak të një problemi me gju.

Përfaqësuesi gjerman mungoi në tri ndeshjet e fundit të këtij sezon të La Ligës, derisa po trajtohej për një problem në gjurin e djathtë, transmeton Gazeta Express.

Barcelona konfirmoi sot se Ter Stegen ende ndien shqetësim në gju prandaj nuk do të jetë në dispozicion të Ernesto Valverdes për ndeshjen ndaj Valencias në stadiumin Benito Villmarian të shtunën.

Kjo nënkupton se Jasper Cillessen do ta zërë vendin e tij në formacionin startues, edhe pse ai pritet të largohet në drejtim të Benficas gjatë këtij afati kalimtar veror.