Zyra e Presidentit thotë se lajmin për njohjen nga Xhamajka e morën zyrtarisht nga Çitaku

1 muaj më parë

Zyra e Presidentit thotë se lajmin për njohjen nga Xhamajka e morën zyrtarisht nga Çitaku

Zyra e Presidentit të Kosovës, ka thënë se lajmin për njohjen nga Xhamajka e kanë marrë nga Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Në një përgjigje për KTV-në ata thonë se lidhur me këtë janë njoftuar zyrtarisht nga ajo.

Sipas tyre, të njëjtin njoftim, ambasadorja e ka dërguar edhe në Zyrën e Kryeministrit dhe të Ministrit të Punëve të Jashtme.

“Presidenti këtë njoftim e ka bërë publik përmes profilit të tij në Twitter. Për informacione tjera, luteni t’i drejtoheni Ministrisë së Punëve të Jashtme”, thuhet në përgjigje.