Zvogëloni rrezikun ndaj kancerit me këtë sallatë

6 muaj më parë

Zvogëloni rrezikun ndaj kancerit me këtë sallatë

Mënyra më e lehtë për të luftuar kundër kancerit është të ngrënit shëndetshëm dhe të pasurit një dietë të kontrolluar.
Për meshkujt duhen 500 kalori në vakt, ndërsa për femrat 400 kalori në vakt.

Një super sallatë (që përveçse e shijshme dhe shumë e shëndetshme) është ajo me bajamet. Mund të zgjidhni sallatë jeshile ose rukola dhe t’i shtoni bajamet si një përbërës kryesor që zvogëlon rrezikun ndaj kancerit.

-Zvogëloni rrezikun e kancerit, duke bërë sallatë me bajame:

Bajamet janë të pasura me fibra. Fibrat e bajames ndihmojnë në rregullimin e brendshëm dhe pastrojnë traktin e tretjes. Si rezultat, bajamet ndihmojnë trupin tonë për të luftuar kancerin e zorrës së trashë.

Ato përmbajnë mangan, bakër dhe riboflavin që i bëjnë ato përforcues të energjisë.

Bajamet kanë shumë kalium dhe shumë pak sodium. Ky është një kombinim i përsosur kur është fjala për të kontrolluar tensionin e gjakut. Kaliumi ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut, ndërsa me përmbajtjen shumë të ulët te natriumit bajamet janë ideale si ushqim.