Zvicra ndërmjetësues në konfliktin e SHBA-së me Korenë e Veriut

3 vite më parë

Zvicra ndërmjetësues në konfliktin e SHBA-së me Korenë e Veriut

Zvicra është e gatshme të veprojë si ndërmjetësues për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës së Koresë së Veriut, tha të hënën presidentja zvicerane Doris Leuthard.

Leuthard tha se trupat zvicerane janë vendosur në zonën e demarkacionit midis Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut.

Por ajo tha se në këto bisedime Kina dhe SHBA-ja duhej të marrin pjesën e tyre të përgjegjësisë, transmeton AktivPress.

“Ne jemi të gatshëm të ofrojmë rolin tonë … si ndërmjetësues”, tha Leuthard në një konferencë shtypi.

“Është me të vërtetë koha tani të ulemi në një tavolinë. Fuqitë e mëdha kanë përgjegjësi”, shtoi ajo./AktivPress