Zviceranët refuzuan dhënien fund të lëvizjes së lirë të njerëzve me BE-në

3 javë më parë

Zviceranët refuzuan dhënien fund të lëvizjes së lirë të njerëzve me BE-në

63 për qind e votuesve zviceranë kanë votuar kundër propozimit për t’i dhënë fund lëvizjes së lirë të njerëzve me BE-në, është bërë e ditur përmes një projeksioni të transmetuesit publik, SRF.

Votuesit zviceranë kanë votuar sot përmes një referendumi nëse duhet anuluar paktin me Bashkimin Evropian rreth lëvizjes së lirë të njerëzve, një test ky i rëndësishëm i qëndrimit zviceran karshi të huajve, që përbëjnë çerekun e popullsisë.

Partia Popullore zvicerane (SVP), parti kjo e krahut të djathtë – më e madhja në parlament – është vënë në krye të përpjekjeve për ta marrë kontrollin mbi imigrimin, duke përsëritur disa prej argumenteve të përdorura nga politikanët pro-Brexitit, në prag të largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian.