Zogaj: Dorëheqja e Molliqajt, tendencë për dobësimin e tij brenda VV-së

4 vite më parë

Zogaj: Dorëheqja e Molliqajt, tendencë për dobësimin e tij brenda VV-së

Analisti politik Petrit Zogaj, ka thënë se komentuar largimin e Dardan Molliqajt nga detyra e Sekretarit organizativ të Vetëvendosjes.

Sipas Zogajt pasi kjo dorëheqje erdhi në mënyrë konsultative me Kryetarin e VV-së, kjo shihet tendencë për dobësim të Molliqajt pasi në zgjedhjet e 11 qershorit arriti të fitojë pothuajse 9 mijë vota më shumë në Vetëvendosje se sa i pari i kësaj partie Visar Ymeri, transmeton Klan Kosova.

”Besoj që Molliqaj është parë një njeri jashtëzakonisht i fuqishëm, madje që ka dalur dhe afërsisht 9 mijë vota më shumë se kryetari i VV, ndoshta është tendencë për ta dobësuar atë si figurë politike brenda VV-së”.

Tutje Zogaj në Info Magazine tha se pozita që kishte Dardan Molliqaj në Vetëvendosje i atribuohej gjithë fuqizimit të subjektit partiak me organizimin e tij.

”Ka qenë me shumë peshë pozita e Molliqajt në VV dhe ndërtimi i strukturave të VV sic ka ndodhur në këto vite i është atribuuar sekretarit Dardan Molliqajt”.

”Besoj që Molliqaj do të jetë një sekretar edhe më i fuqishëm si deputet e nuk do të shkojë drejt dobësimit”, ka përfunduar Zogaj, transmeton Klan Kosova.