Zjarri në konvikte, flasin nga Qendra e Studentëve

1 muaj më parë

Zjarri në konvikte, flasin nga Qendra e Studentëve

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës përmes një komunikate për media ka njoftuar se zjarri që ka shpërthyer sot në këtë qendër është arritur të shuhet.

QS njofton poashtu se gjatë këtij incidenti nuk ka pasur të lënduar e as dëme materiale.

“Gjatë ditës së sotme në ora 14:00, në Qendrën e Studentëve ka shperthyer një zjarr gjatë punimeve në rezervuaret e ujit sanitar. Menjëherë pas kësaj punëtorët e Qendrës së Studentëve kanë intervenuar dhe kanë arritur ta kontrollojnë përhapjen e zjarrit deri në ardhjen e njesitit të zjarrëfikësve të cilët e kanë shuar zjarrin përfundimisht. Ju informojmë se gjatë këtij incidenti nuk ka të lënduar dhe as dëme material” , thuhet në komunikatë./Express/