Zidane: Nuk më shqetëson sulmi i Napolit

4 vite më parë

Zidane: Nuk më shqetëson sulmi i Napolit

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, pret një ndeshje të vështirë ndaj Napolit, por thotë se klubi i tij është mësuar të luajë në ndeshje të mëdha.

“E dimë që do të jetë ndeshje e vështirë, pasi që po luajmë në Champions League dhe në këtë garë nuk ka ndeshje të lehta”

“Do të jetë atmosferë fantastike, mendoj se ky fakt vetëm sa na motivon më shumë. Sulmi i Napolit? Jo, nuk më shqetëson aspak. Ata kanë ekip të mirë, por ne jemi Real Madrid dhe jemi mësuar të luajmë në ndeshje të mëdha”, tha Zidane. /AktivPress