Zhegrova: Do ta dërgojmë Kosovën në Evropian

3 javë më parë

Zhegrova: Do ta dërgojmë Kosovën në Evropian

Gjatë ditës së sotme Edon Zhegrova, ka qëndruar për vizitë oë objektin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Zhegrova është takuar me krerët më të lartë të FFK-së.

Ai ka folur edhe për mundësinë e Kosovës për t’u kualifikuar në Evropianin e vitit të ardhshëm.

Futbollisti kosovar është shprehur shumë optimist se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të arrijnë ta dërgojnë Kosovën më Evropianin e vitit të ardhshëm.

Kosova fillimisht duhet ta eliminoj Maqedoninë e Veriut, pastaj duhet ta mposhtë fituesin e ndeshjes Gjeorgji-Bjellorusi.