“Zgjidhja e ngërçit me Serbinë jo me çdo çmim – jo në kurriz të Kosovës dhe Kombit Shqiptar”

1 javë më parë

“Zgjidhja e ngërçit me Serbinë jo me çdo çmim – jo në kurriz të Kosovës dhe Kombit Shqiptar”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk mund të mbahet peng.

“Duhet përmbushur kushtet që s’kanë qenë të përmbushura deri sot. Duhet mirëkuptim në mes liderëve politikë shqiptarë dhe se duhet pranuar se ka opsione të ndryshme në diskutim. Kam qenë gjithnjë kundër shkëmbimit të territoreve për t’i rënë shkurt një procesi”, ka thënë Rama, njofton Klan Kosova.

“Por është e pamundur që të arrihet një përfundim nëse nuk ka dakordësi për kufirin. Një gjë duhet të jetë e qartë që nuk mund të ndërtohet e ardhmja duke vizatuar kufi etnik. Ata që do të kenë barrën për ta ndërmarrë këtë proces duhet të jenë të hapur për ta gjetur rrugën që të ketë një zgjidhje”.

Rama ka thënë në intervistën e dhënë për Klan Kosova se ajo që është thelbësore është që krerët politikë shqiptarë të mos e etiketojnë njëri-tjetrin me terma si tradhtar por që ta shohin njëri-tjetrin si mundësi më shumë.

“Kam qenë, jam dhe do të jem mbështetës dhe respektues ndaj atyre që i ka zgjedhur populli i Kosovës. Asnjëherë nuk kam dalë publikisht për të bërë politikë të brendshme duke keqpërdorur marrëdhëniet e mia të mira me të gjithë”.,

“Unë nuk shoh filxhan dhe nuk jam profet. Është gjëja më normale që të përpiqemi që të bëjmë më të mirën për të zgjidhur ngërçin historik por jo me çdo çmim – jo në kurriz të Kosovës dhe Kombit Shqiptar. Për të zgjidhur një ngërç të tillë duhet të palët, ajo nuk mund të bëhet në mënyrë unilaterale”.