Zgjidhet Kryesia e re e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë

4 javë më parë

Zgjidhet Kryesia e re e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë

Anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë në Stamford, Connecticut të SHBA-së, kanë zgjedhur Kryesinë e re të kësaj shoqate.

Mëhill Velaj u zgjodh kryetar, Yllka Filipi nënkryetare dhe Veneta Çallpani sekretare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, përcjell albinfo.ch.

Ndërsa deri tash këtë shoqatë e ka udhëhequr Raimonda Moisiu. Kjo shoqatë inkurajon dhe mbështet shkrimtarë, poetë dhe artistë që prezantojnë letërsinë e Diasporës, i përkasin periudhës së shtrirjes kombëtare jashtë kufijve të atdheut dhe idealizmit, pasionit dhe shprehjes, të gjithë ata që e jetojnë jetën me të vërtetat e saj.

Velaj deklaroi se kjo shoqatë do të vazhdojë të punojë për integrimin e kulturës, letrave shqipe, letërsisë, artit dhe identitetit shqiptar.

“Të respektosh do të thotë të bashkëjetosh me mendimin tuaj, të dëgjosh pa paragjykuar dhe ta pranojmë njëri-tjetrin kundrejt besimit e respektit, vlerë thelbësore në angazhimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin mes vetit”, ka thënë ai.