3 muaj më parë

Zgjedhjet parlamentare të domosdoshme!

Zgjedhjet parlamentare të domosdoshme!

Nga: Hafiz Gagica

Partitë parlamentare dhe ato që hynë në konkurencë zgjedhore, duhet të jenë të qarta me programet e veta!

Nuk ka më asnjë dyshim, se zgjedhjet në Kosovë janë të domosdoshme dhe atë në afatin më optimal, ashtu siç e përcakton Kushtetuta dhe ligji zgjedhor!

Partitë politike duhet të jenë të qarta me programet e tyre si dhe me të deleguarit që i prezantojnë këto programe, duke menduar e matur mençur aftësitë dhe korrektësinë e tyre se sa janë në gjendje për ti zbatuar ato programe, të paraqitura.

Patjetër duhet parë edhe si kanë qëndruar në të kaluarën e afërme subjektet e caktuara,me premtimet e tyre!

Slloganet bajate këtu e sa vite i degjojmë edhe sot. Ato të tipit: nuk do të bëjmë koalicion me këtë apo atë parti, kemi vija të kuqe për këtë parti, se jemi të hapur me këtë dhe atë subjekt, e tjera, të ngjashme. E gjitha tregon qartë se filozofia dhe veprimet e disa subjekteve politike janë shndërruar në tregun më primitiv të pazareve politike, dhe jo vetëm kaq.

Kosova, ndodhet përseri para një sfide politike historike. Kësaj radhe duhet të dëshmojë se është vetëdijsuar dhe që është e zonja të ecë e pavarur dhe sovrane në vendim-marrjet e saj. Në të kundërtën ajo do të ecë zvarrë dhe e varur nga grupet e inkriminuara e nën diktatin e oligarkisë primitive dhe shtet shkatërruese.

Koha e veprimeve të drejta dhe të mençura, po troket fuqishëm në dyert e politikës kosovare!

AktivPress