Zgjedhjet në Itali, “vuloset” reduktimi i parlamentit

4 javë më parë

Zgjedhjet në Itali, “vuloset” reduktimi i parlamentit

Italia ka votuar për të reduktuar përmasat e parlamentit të vendit me më shumë se një të tretën.

Rreth 70 përqind e votuesve janë shprehur në mbështetje të ndryshimit me thuajse të gjitha votat e numëruara. Numri i deputetëve në dhomën e ulët, do të reduktohet nga 634 në 400. Senati po ashtu do të reduktohet. Referendumi u kërkua nga lëvizja “Pesë Yjet”, pjesë e koalicionit qeverisës, që argumentoi se lëvizja do të reduktojë kostot.

Ai u mbajt bashkë me zgjedhjet kyce rajonale, ku rezultatet u panë si një kthesë prapa për liderin e Legës së Veriut, Matteo Salvini, dhe një rritje të qendrës së majtë, që është pjesë e qevrisë së koalicionit të kryeministrit Giuseppe Conte.

Por çfarë do të thotë rezultati i referendumit. Numri total i deputetëve dhe senatorëve tani do të reduktohet nga 945 në 600. Ndryshimi ka kaluar tashmë edhe në parlament. Por duhej mbështetur në një referendum sepse bëhet fjalë për një amendim të kushtetutës.

Ndryshimi do të bëhet para zgjedhjeve të 2023. Reduktimi i parlamentit, sipas ekspertëve, do t’i kursejë Italisë të paktën 1 miliard euro gjatë 10 viteve. Ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio e cilësoi rezultatin si historik. Ne do të kemi një parlament normal me më pak privilegje dhe me 345 vende më pak po ashtu- tha ai. Sidoqoftë, kritikët argumentojnë se lëvizja mund të dobësojë demokracinë./TCh