Zgjedhjet 2020, më historiket dhe më të jashtëzakonshmet në historinë e Amerikës

4 javë më parë

Zgjedhjet 2020, më historiket dhe më të jashtëzakonshmet në historinë e Amerikës

Amerika po mban zgjedhjet më të jashtëzakonshme në historinë e saj.

Kjo për faktin se në garën për president janë duke garuar dy kandidatë të veçantë.

Republikani Donald Trump e ka dëshmuar veten se është më ndryshe se krejt tjerët ndonjëherë më parë.

Ai është i vetmi në historinë e 45 kryetarëve të Amerikës që nuk pati përvojë të mëhershme politike ose ushtarake. As nuk ka marrë pjesë në ndonjë palë zgjedhje të niveleve më të ulëta.

Pos këtyre fakteve, edhe më të veçantë e bën mënyra si e bëri presidencën në katër vjetët e fundit dhe çfarë tha gjatë kësaj kohe.

Republikani nuk ka ngurruar asnjëherë të marrë vendime të habitshme dhe të njëanshme. Po ashtu, ai s’ka përtuar të flasë direkt e troç për tjerët – e nuk i ka kursyer as ofendimet.

Rizgjedhja e tij për një mandat të ri po shihet si gjë jo e mirë për shtetin, jo vetëm nga demokratët.

Por, edhe kandidati i këtyre të fundit për president, Joe Biden po konsiderohet rrezik për Amerikën.

Konservatorët po thonë se Shtetet e Bashkuara do të jenë një vend i keq për të jetuar me Bidenin kryetar.

Po ashtu, ky akuzohet se është politikan i shpenzuar, pasi që ka gati gjysmë shekulli jetë politikë në Washington DC.

Kundërshtarët ia kanë vënë në pikëpyetje edhe shëndetin, duke aluduar në moshën e tij. Biden është 78 vjeçar.