Zëvendësministrit i bllokohet kartela e kreditit

4 vite më parë

Zëvendësministrit i bllokohet kartela e kreditit

Ish- zëvendësministrit të Punës, Qazim Rrahmani, i është bllokuar kartela e kreditit.

Ai dyshohet se e ka keqpërdorur atë duke krijuar shpenzime të panevojshme.

Njoftimin për bllokimin e kartelës së tij e ka bërë vet Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“Sqarojmë opinionin se për të mbuluar shpenzimet e shkaktuara, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, pasi që i ka tërhequr vërejtjen ish-zëvendësministrit, për përdorim jo të rregullt të kredit kartelës zyrtare, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme konform procedurave.Konkretisht është bllokuar përdorimi i mëtejmë i kredit kartelës dhe duke zbatuar ndalesën prej 50% në pagë, për shumën e paarsyetuar të shpenzimeve, nga muaji shkurt i vitit të kaluar. Lidhur me pjesën e mbetur të paarsyetuar të mjeteve të shpenzuara nga kredit kartela zyrtare, zëvendësministri Rrahmani ka premtuar se këto mjete do t’i kthejë në Buxhetin e MPMS-së deri në fund të këtij muaji, në të kundërtën, MPMS-ja do të njoftojë thesarin dhe organet kompetente për të ndërmarrë veprimet e nevojshme”, thuhet në sqarimin e ministrisë./AktivPress