Zenun Elezaj ndanë mirënjohje post mortem për mësuesin Dulaman Gashi

3 javë më parë

Zenun Elezaj ndanë mirënjohje post mortem për mësuesin Dulaman Gashi

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka ndarë mirënjohje post mortem për veprimtarin e çështjes kombëtare, ish mësuesin shumëvjeçar dhe ish drejtorin e shkollës fillore “Emin Duraku” në Sferkë, të ndjerin Dulaman Gashin, shkruan AktivPress.

Kjo mirënjohje është ndarë në katërvjetorin e vdekjes së mësuesit Dulaman, në shenjë respekti për kontributin e tij në edukimin dhe arsimimin e brezave dhe veprimtari atdhetare.

Krahas kësaj, kreu i Klinës bashkë me familjarë të të ndjerit, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora lulesh pranë varrit të të ndjerit.

“Dulamanin, i cili ka qenë edhe anëtar i Kuvendit të Komunës, do ta kujtojmë çdo herë si një atdhetar të dëshmuar, mësimdhënës të përkushtuar e një njeri i dashur e fisnik”, ka thënë Elezaj.

AKTIV PRESS