Zemaj kërkon shtim të kontrollit në pikat kufitare pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19

1 javë më parë

Zemaj kërkon shtim të kontrollit në pikat kufitare pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se “shtimi i kontrollit në pikat kufitare duhet të jetë më i madh”, pas shtimit të rasteve me koronavirus në vend dhe shtetet fqinje.

Ai në Facebook ka bërë thirrje që ata që hyjnë në Kosovë nga shtetet e tjera të respektojnë masat e dhëna nga institucionet shëndetësore të Kosovës, duke shtuar se nuk duhet t’i lihet asgjë rastit.

“Nuk ka tolerancë ndaj neglizhencës”, ka shkruar Zemaj, ndërsa kujtojmë se ditët e fundit Policia e Kosovës ka shtuar gjobat ndaj qytetarëve të cilët nuk kanë respektuar masat anti-COVID.