Zemaj dhe Ahmeti apelojnë për respektim të masave ndaj COVID-19: Jemi në zonën e gjelbër, të mbesim këtu

1 muaj më parë

Zemaj dhe Ahmeti apelojnë për respektim të masave ndaj COVID-19: Jemi në zonën e gjelbër, të mbesim këtu

Numri i lartë i rasteve të reja me COVID-19 në komunën e Prishtinë bëri bashkë kryetarin, Shpend Ahmeti dhe ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Zemaj e Ahmeti diskutuan për menaxhimin e situatës, teksa në konferencë të përbashkët për media bën të ditur se situata është e menaxhueshme dhe ende gjendemi në zonën e gjelbër, njofton Klan Kosova

“Biseduam për menaxhim më të mirë të situatës. Për një dinamikë të shtuar, koordinimin me Policinë dhe shpërndarjen e të mirave materiale. Do të shtojmë mbikëqyrjen, llogaridhënien e të gjitha niveleve”.

“Jemi një ndër pesë vendet për situatën më të mirë epidemiologjike në Kosovë. Nuk duam që të kthehemi në të portokalltën e as në të kuqën. Duhet disiplinë që ta mbajmë ekonominë gjallë. Do të intervenojmë që të shtojmë mbikëqyrjen. Do të ketë sanksione për ata që nuk i respektojnë masat”.

“Ne do vazhdojmë bashkëpunimin edhe në të ardhmen. Viti shkollor po vazhdon me sfidat e veta, na duhet vetëm respektimi i masave. Rritja e numrit është si pasojë e mos disiplinës së individëve”.

“Dje kemi pasur një rast të moshuar (1933) që ka vdekur si pasojë COVID-19 dhe e dimë që nuk ka dalë në qytet me marrë virusin, mirëpo dikush ia ka dërguar në shtëpi”, deklaroi Zemaj

Ahmeti tregoi se numri i lartë i të infektuarve në Prishtinë vjen nga testimet e mëdha që po bëhen dhe se kryeqyteti ka numër më të madh të banorëve.

“Me të vërtetë nuk jemi të interesuar të bëjmë karantinë dhe shkurtojmë orarin e punës por kjo bëhet vetëm me bashkëpunimin e qytetarëve të Prishtinës. Është një krizë e re që është duke ardhur, krizë në Europë që po dërgon drejtë mbylljes ndërsa ne kemi nën 100 raste pozitive për 100 mijë banorë që po bën të jemi ende në zonën e gjelbër”, deklaroi Ahmeti.

“Ju lus që ditëve në vijim të punojmë bashkë dhe të respektojmë masat. Nuk do t’i tolerojmë grumbullimet e njerëzve vetëm që të mos shtohen rastet e infektimeve”.

Ahmeti mes tjerash tregoi se në fillim dyshoi për mënyrën e mbarëvajtjes së mësimit nga ana e MSH-së.

“Kam pasur dyshimet e mija por sot mendoj se kemi skenarin më të mirë të mbajtjes së mësimit në rajon”.

“Pasi mbi 5% të infektimit të stafit ne e mbyllim shkollën dhe shkojmë në mësim online ndërsa nën 5% rastet shkojnë në izolim dhe mësimi mbahet më shkollë”.

Mes tjerash Ahmeti bëri të ditur se muajin që vije do të testohen 3000 qytetarë të Prishtinës si pjesë e një hulumtimi.

“Do të testohen 3000 qytetarë të Prishtinë që do të jetë pjesë e një hulumtimi”.

Zemaj e Ahmeti mes tjerash lutën qytetarët që të respektojnë masat anti-COVID duke qëndruar kështu në zonën e gjelbër.