Zeka, pas deklaratave të Gjinovcit për Thaçin: Edhe baba i Rronit e voton PDK’në

1 muaj më parë

Zeka, pas deklaratave të Gjinovcit për Thaçin: Edhe baba i Rronit e voton PDK’në

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, i ka reaguar aktivistit të shoqërisë civile, Rron Gjinvocit, pas komenteve të bëra për ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçin.

Pas deklarimit të Gjinovcit, se “kushdo që e ka votuar Hashim Thaçin ja nuk është normal, ja është i poshtër”, ka reaguar Zeka.

Ish-përfaqësuesi i popullit në Kuvend, përmes ‘Facebook’-ut, ka kërkuar që t’i jepet më shumë jehonë kësaj deklarate, teksa e ka akuzuar se PDK’ja votohet në familjen e Gjinovcit.

Postimi i plotë:

Per nje fjale “gernaq” desh u kall dynjaja. Ky djali i T7, shihne se çka deklaron?!

Krejteve çka ju ka dhane buk Hashim Thaçi e Kadri Veseli, ne vend se me la pjaten ku kane ngrene, e kane dhi ate…!!!

Besoni qe edhe baba i Rronit e ka votu, edhe e voton PDK-ne! /Express/