Zeka i kundërpërgjigjet Lladrovcit: Më mirë merru me punët e komunës, se me mbrojtjen e Veselit

4 javë më parë

Zeka i kundërpërgjigjet Lladrovcit: Më mirë merru me punët e komunës, se me mbrojtjen e Veselit

Për 200 mijë euro ku përmendet emri i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, se i ka marrë, kanë filluar menjëherë akuzat dhe kundër akuzat ndaj partisë së tij dhe kundërshtarëve politik.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, komentoi i pari për këtë rast, por i menjëhershëm ishte reagimi i kreut të Drenasit, Ramiz Lladrovcit.

Zeka tha se do të donte ta shihte Kadri Veselin në burg, kurse Lladrovci duke iu referuar Kadri Veselit si komandant Luli, i ka thënë Zekës se “edhe një mijë vjet të jetosh, të lidhur e të poshtëruar s’do ta shohësh kurrë”.

E për këtë, deputeti Zeka, në një prononcim për gazetën “Bota sot” thotë se, Ramiz Lladrovci nuk e ka kuptuar se çfarë ka shkruar.

Sipas deputetit, Lladrovci si kryetar i komunës e ka dëshmua se partia e tij, PDK-ja i kontrollon hetuesinë, prokurorët dhe gjykatësit.

“Ramizi, për fat të keq ka lexu, po nuk ka kuptu çka kam shkru, dhe çka kam thanë.

Përpos kësaj, ai si kryetar komune ka dëshmu që partia e tijë i kontrollon hetuesit, prokuroret dhe gjykatësit e këtij vendi.

Unë nuk kam thënë që Veseli i ka marrë 200 mijë euro, as dy euro, po kamë thënë sa mirë do ishte sikur të arrestohej i pafajshëm.

Mirë është Ramizi më i shiku punët e komunës të Drenasit e mos me u marrë me mbrojtjen e Kadri Veselit, sepse nuk ka nevojë”, thotë Zeka.