Zbulohet zyrtarisht Mercedes-AMG GLA 45 S me 415 kuajfuqi

4 muaj më parë

Zbulohet zyrtarisht Mercedes-AMG GLA 45 S me 415 kuajfuqi

Mercedesi ka zbuluar zyrtarisht modelin sportiv crossover AMG GLA 45 S para debutimit zyrtar të tij, i cili pritet të debutoj gjatë javës së ardhshme në panairin e veturave në Gjenevë.

Ky crossover i bazuar në modelin e A-Classit ka të njëjtin motori sikurse A 45 S, i cili është 2.0 litërsh me katër cilindra që prodhon 415 kuajfuqi, transmeton Koha.net.

Mercedes-AMG GLA 45 S ka marsh me tetë shpejtësi automatike si dhe sistemin me të gjitha rrotat aktive, 4MATIC.

Shpejtësinë nga 0 në 100km/orë, AMG GLA 45 S e arrin për 4.4 sekonda.