Zbulohet Volkswageni i ri me naftë Golf GTD, me një rezervar mund të përshkoj 965km rrugë

1 muaj më parë

Zbulohet Volkswageni i ri me naftë Golf GTD, me një rezervar mund të përshkoj 965km rrugë

Së bashku me Golf GTI, në panairin e veturave në Gjenevë është zbuluar edhe një version sportiv por me naftë, Golf GTD.

Ky model kompleton treshen e Golfave të rinj, së bashku me Golf GTI-në e modelin hibrid GTE, transmeton Koha.net.

Golf GTD me një rezervar të vetëm të mbushur me naftë, mund të përshkoj 965 kilometra rrugë.

Çelësi për këtë, është motori i ri i zhvilluar nga Volkswageni, 2.0 litërsh TDI turbodiesel, i cili prodhon 197 kuajfuqi.

Golf GTD i ri pritet të dal në shitje gjatë këtij viti me një çmim fillestar prej 36 mijë eurosh.