Zbulohet dizajni i SUV-it coupe, Audi Q4 Sportback e-tron

1 muaj më parë

Zbulohet dizajni i SUV-it coupe, Audi Q4 Sportback e-tron

Audi ka prezantuar një koncept të ri të një SUV-i elektrik i cili pritet të dal në shitje më 2021-ën.

Ai quhet Audi Q4 Sportback e-tron Koncept ndërsa është versioni sportiv i modelit Q4 e-tron, transmeton KOHA.

Q4 e-tron do të jetë Audi i parë që do të përdorë platformën e VW Group MEB për vetura elektrike, ndërsa modeli Sportback do të jetë shumë më sportiv se sa Q4 e-tron standard, e që të dy do të rivalizojnë direkt Tesla Model Y.

Që të dy këta versione të Q4 e-tron do të dalin në shitje gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa Audi tani ka thënë se është duke e zbuluar Q4 Sportback e-tron në formë të konceptit tani për tani, për t’i ofruar konsumatorëve potencial një shanse për ta para atë, para se ta porosisin.

Në versionin Sportback, Q4 ka formën e një SUV-i në formë coupe, ashtu sikurse Q8 i ri.

Ky Audi Q4 Sportback ka dy motorë të cilët prodhojnë 298 kuaj fuqi ndërsa ka të gjitha rrotat aktive, gjë e cila bënë që kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë ta arrij për 6.3 sekonda ndërsa atë maksimale, të limituar në mënyrë elektronike në 180km/orë.

Q4 Sportback ka me një mbushje të vetme të baterive, do të mund të përshkojë 450 kilometra rrugë.