Zbulohet çmimi i Samsung Galaxy Note10 dhe Note10+

1 muaj më parë

Zbulohet çmimi i Samsung Galaxy Note10 dhe Note10+

Samsung Galaxy Note10 dhe Note10+ priten të lansohen më 7 gusht, por tashmë tani janë zbuluar çmimet e tyre.

Sipas uebfaqes gjermane winfuture.de, Galaxy Note10 në Evropë do të fillojë të shitet me çmim prej 999 euro ndërsa Galaxy Note10+ prej 1.149 euro, shkruan gsmarena, transmeton Koha.net. Modelet bazike të të dy këtyre smartfonëve të rinj do të vijnë me hapësirë të brendshme prej 256 GB.

Çmimet e këtyre smartfonëve të rinj të Samsungut mund të dallojnë nga regjioni në regjion, varësisht nga zbritjet dhe detajeve tjera që do të ofrohen nga shitësit.

Image
Samsung Galaxy Note10+

Gjithashtu, Samsungu nuk ka zbuluar shumë rreth dyshes Note10 por fotografitë e publikuara zbuluan se Note10 dhe Note10+ kanë dizajn të ngjashëm, përveç faktit se ky i fundit vjen me ekran më të madh dhe një kamerë më shumë në pjesën e pasme.

Raportimet më të fundit, po ashtu, kanë konfirmuar heqjen e portit për kufje dhe butonit “Bixby” nga seria Note10, me çelësin “Power” të vendosur në anën e majtë nën butonat për zë.