Zbulohet agjenda e mbledhjes së nesërme të qeverive shqiptare në Tiranë

3 javë më parë

Zbulohet agjenda e mbledhjes së nesërme të qeverive shqiptare në Tiranë

Nesër në Tiranë do të mbajnë një mbledhje të përbashkët qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, të udhëhequra nga kryeministrat Edi Rama e Avdullah Hoti.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur edhe agjenda e nesërme e dy qeverive.

Gjithashtu është paralajmëruar se nesër do të mbahet edhe një ceremoni e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare.

Agjenda është kjo:

11.00 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës përpara Pallatit të Kongreseve

(Vendi: Pallati i Kongreseve, Tiranë)

Delegacionet e dy Qeverive rreshtohen sipas Ceremonialit përkatës nga Protokolli i Shtetit

11.15 – Mbërritja e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit

Në mbërritje, Kryeministri i Republikës së Kosovës mirëpritet nga Z. Edi Rama Kryeministër i Shqipërisë

Vijohet me luajtjen e himneve kombëtare dhe nderimet ushtarake nga Truproja e Nderit e Republikës së Shqipërisë

11.30 – Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë

(Vendi: Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë (10 min)

Fjalë e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)

Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim (2 min)

Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë përmbyll sesionin plenar

12.45 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

Vendi: Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave

(Vendi: Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

13.30 – Foto e përbashkët (Vendi: Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)