Zbulohen kupa të rralla bakri me mbishkrimin “Albania” në Sllovaki

3 javë më parë

Zbulohen kupa të rralla bakri me mbishkrimin “Albania” në Sllovaki

Një mbledhës kërpudhash në pyllin mbi fshatin Hubina të Sllovakisë ka rënë në një thesar.

Ai ka gjetur dy kupa të vjetra bakri të shkëlqyera me ari të kuq mbi të cilat shkruhet “Albania”, njofton Klan Kosova.

Dy kupat iu dorëzuan Zyrës Rajonale të Monumenteve të Trnava, e cila gjithashtu inspektoi vendin me një detektor metali, por nuk u gjetën sende të tjera.

Sipas arkeologëve, këto enë janë përdorur në liturgjinë kishtare si enë për gjakun dhe trupin e Krishtit, ndërsa origjina e tyre ballkanike konfirmohet edhe nga punimi karakteristik dhe motivet në këto kupa.

Se si kanë përfunduar këto enë në Sllovaki, arkeologët mendojnë se u transferuan nga trafikantët, shkruan faqja zyrtare e Institutit të Monumenteve të Sllovakisë, e cila nuk ka bërë të ditur se cilës periudhë saktësisht i takojnë ato.