Zaha kërkon transferimin tek Arsenali

4 javë më parë

Zaha kërkon transferimin tek Arsenali

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Wilfried Zaha kërkon të largohet nga Crystal Palace.

Pasi nuk arriti të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, Arsenali nuk ka buxhet për të bërë blerje të mëdha.

Kësisoj klubi nga Londra nuk do të mund të transferojë Wilfried Zahan, raporton BBC Sport.

Vetë futbollisti ka shprehur dëshirën të transferohet në Emirates, por një gjë e tillë duket e pamundur.

Është çmimi i lartë prej 80 milionë funtesh që kërkon Crystal Palace ai i cili ka detyruar Unai Emeryn të heqë dorë nga 26-vjeçari dhe të fokusohet te ndonjë lojtar që do të kushtonte më lirë.

Zaha është pjesë e Crystal Palace që nga viti 2014, ku u transferua nga Manchester Unitedi.