Xhoana e Shqipërisë dhe Mehmeti i Kosovës në shërbim të sigurisë

4 muaj më parë

Xhoana e Shqipërisë dhe Mehmeti i Kosovës në shërbim të sigurisë

Bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë po vazhdon.

Policia Rrugore e Shqipërisë ka postuar në Facebook një foto nga puna e përbashkët e policisë që bashkëpunojnë gjatë sezonit turistik në Lezhë.

“Xhoana, e Policisë Rrugore në Lezhë, dhe Mehmeti punonjës i Policisë së Kosovës janë në shërbim për ruajtjen e parametrave të sigurisë rrugore, veçanërisht gjatë sezonit turistik. Fluksi është mjaft i lartë, por me shërbim të përforcuar, po ja dalin të menaxhojmë trafikun dhe ngarkesën. Duke iu uruar pushime të mbara, për çdo shqetësim e problem, thirrni në 112”, thuhet në postimin e policisë shqiptare./AktivPress/