Xhesika Berberi zbulon të vërtetën pas fotos provokuese me Afërdita Dreshajn

3 vite më parë

Xhesika Berberi zbulon të vërtetën pas fotos provokuese me Afërdita Dreshajn

Sapo u postua, u bë lajm dhe filloi të bënte xhiron e rrjetit. Fotoja provokuese e dy modeleve të njohura shqiptare Afërdita Dreshaj dhe Xhesika Berberi ishte e pazakontë dhe, ra menjëherë në sy dhe pati reagime edhe në rrjetet sociale.

Të veshura casual, me xhinse të shkurtra e me xhupa të hapur, duke prekur trupat e njëra-tjetrës ishte vetëm një iluzion artistik dhe me këtë gjë, si Afërdita, edhe Xhesika janë mësuar. Ndërsa publiku, paska pasur nevojë edhe për një interpretim shtuar fotos.

Përpara mikrofonit të “Jo vetëm modë”, në 20-vjetorin e Opinion, Xhesika i është përgjigjur Eni Shehut për atë foto që ngacmoi fantazinë e të gjithëve. Xhesika tha se ajo puthet me Afërditën çdo ditë, po e pyetur nëse puthet në buzë, ajo ka thënë. “Jo. Ne puthemi çdo ditë sa herë takohemi.”

Ndërsa për foton konkrete, ajo zbuloi se të dyja modelet janë pjesë e kopertine, e cila do të zbulohet shumë shpejt dhe do të shoqërohet edhe me foto të tjera nga ky set artistik./Revistaclass