Xhensila e pranon se pika e dobët e Besit është një tjetër vajzë!

4 vite më parë

Xhensila e pranon se pika e dobët e Besit është një tjetër vajzë!

Shpesh pika e dobët e shumë vipave shqiptar përveç fëmijëve të tyre bëhen nipërit dhe mbesat.

Ndërkohë për aktorin Bes Kallaku, duket se mbesa e tij e vogël është pika e vetme e dobët, duke qenë se ende nuk është bërë baba.

Këtë herë ai ka publikuar një videot të vogëlushes, e cila është vajza e motrës së tij, Anës, duke kënduar dy nga këngët e tij më të njohur “Baftjar” dhe “Skifterja e zemrës” .

Përmes interpretimit të saj, vogëlushja nuk ka fituar vetëm zemrën e dajës së saj apo familjarëve të tjerë, por gjithashtu edhe të ndjekësve të Kallakut në rrjete sociale.

Besi është lidhur në martesë në fillim të muajit shtator në një dasëm mjaft të madhe me këngëtaren Xhensila Myrtezaj. /Express