Xhaka falënderon Artetën: Isha shumë pranë largimit

1 javë më parë

Xhaka falënderon Artetën: Isha shumë pranë largimit

Mesfushori kosovar, Granit Xhaka, ka arritur që ta fitojë sërish simpatinë e tifozëve të Arsenalit.

Futbollisti 27 vjeçar ka treguar se ka qenë shumë pranë largimit nga Topçinjtë dhe për mundësinë e tij të dytë ai e ka falënderuar menaxherin Mikel Arteta, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

“Të gjithë e dinë se çfarë ndodhi me mua dhe tifozët. Nuk ishte kohë e mirë”, ka thënë Xhaka për BT Sport.

“Mbase kjo ishte çelësi sepse unë u ktheva më fort se kurrë, kështu që mësova shumë nga kjo situatë. Shpresoj që edhe fansat të kenë mësuar”.

“Më duhet të jem shumë i sinqertë me të gjithë ju. Unë kam qenë shumë afër largimit nga klubi”.

“Kur Mikeli arriti, unë pata një takim shumë të mirë me të dhe bisedë shumë të mirë. Ai ma dha mua edhe një shans të dytë dhe unë jam përpjekur të japë gjithçka”.