Xhaka e kujton kohën kur e kishte mposhtur Manchester Unitedin në fanellën e Baselit

2 muaj më parë

Xhaka e kujton kohën kur e kishte mposhtur Manchester Unitedin në fanellën e Baselit

Futbollisti nga Kosova Granit Xhaka, e ka kaluar kohën në mënyrë më të veçantë se zakonisht.

Ai ka kujtuar kohën kur kishte veshur fanellen e klubit zviceran Basel.

Xhaka e ka rikthyer momentin magjik, kur në këtë fanellë ekipi i tij në vitin 2011 kishte arritur të mposhte Manchester United.

Baseli këtë ndeshje e kishte fituar me rezultat 2 me 1.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, kishin rënë në sy të ekipeve të mëdha evropiane.

Në përfundim të atij sezoni, Graniti ishte transferuar në Bundesligë te Borusia Monshengladbach ndërsa në vitin 2016 iu bashkua Arsenalit në Premierligë.