Women for Women Kosova – Thirrje për grante “Start- UP”

1 javë më parë

Women for Women Kosova – Thirrje për grante “Start- UP”

U bë lansimi i thirrjes për grante “Start- UP” I projektit Women’s Opportunities in Market, Economy and Networking (WOMEN) deri në shumën 3,000 Euro.

Ftohen të gjithë të interesuarit që kanë ide për biznes ose që janë në fillimet e një biznesi që të aplikojnë deri më date 11 Shtator 2019 për tu bërë pjesë e kësaj gare.

Qëllimet e grantit janë:

– Krijimi i punësimit dhe mbështetjes për tregun e punës në Kosovë

– Zhvillimi i bizneseve të grave në Kosovë

– Rritja e konkurrencës në sektorin privat në Kosovë

– Përmirësimi i produkteve, proceseve dhe shërbimeve ekzistuese/të reja përmes inovacionit

– Rritja e eksportit të produkteve dhe shërbimeve kosovare

Ky program është i financuar nga Qeveria Gjermane, përmes GIZ Kosovo, në kuadër të projektit për Krijimin e Punësimit Përmes Promovimit të Eksportit ndërsa implementohet nga Kosova Women 4 Women.

Për më shumë informacione klikoni në faqën www. http://k-w4w.org ose ne facebook: https://www.facebook.com/WomenForWomenInternationalKosova/