Wenger sqaron situatën me Alexis Sanchez
4 vite më parëWenger sqaron situatën me Alexis Sanchez
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, insiston se nuk ka asnjë problem me sulmuesin Alexis Sanchez.
Sulmuesi kilian u la në bankën rezervë në pjesën e parë të takimit me Liverpoolin, takim të cilin e humbi Arsenali dhe pas ndeshjes shpërthyen menjëherë rapotimet se Sanchez do të largohet nga klubi, shkruan AktivPress.
Mirëpo, Wenger, e mohon kategorikisht një gjë të tillë.
“Nuk ndodhi asgjë. Ai është futbollist profesionist dhe e kupton këtë, unë me Sanchezin kam një raport si me secilin nga futbollistët e mi. Ai ka edhe 15 muaj në kontratën me Arsenalin dhe vazhdimi apo ndërprerja e saj është qështje mes tij dhe klubit”, tha Wenger. /AktivPress