Williams tërhiqet nga “French Open”

3 javë më parë

Williams tërhiqet nga “French Open”

Tenistja amerikane Serena Williams është tërhequr nga turneu Grand Slam i tenisit “French Open”, pasi ka marrë një lëndim të tejzës së Akilit, raporton BBC.

Williams 39-vjeçare, fituese e trefishtë e Grand Slamit që njihet ndryshe Roland Garros, ishte paraparë të luante sot kundër bullgares Tsvetana Pironkova.

Amerikanja Williams ka fituar 23 Grand Slam turne të tenisit në konkurrencë individuale dhe në Paris po synonte të barazonte rekordin e Margaret Court prej 24 Grand Slameve.