Wenger: Ne s’e dinim kush ishte shefi i Arsenalit kur u largova unë

1 muaj më parë

Wenger: Ne s’e dinim kush ishte shefi i Arsenalit kur u largova unë

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, e ka pranuar se ai nuk e dinte se kush ishte shefi i klubit kur ai u largua nga Emirates më 2018.

Pasi iu bashkua klubit në vitin 1996, Wenger ishte dëshmitar i shumë ndryshimeve gjatë 22 vjetëve qëndrimi te topçinjtë dhe u ndihmoi atyre t’i fitojnë 17 trofe.

Vitet e fundit të Wengerit në Arsenali u përshkuan me pakënaqësi nga tifozët dhe me pasiguri prapa skenave. Gjatë largimit, francezi tregoi se nuk e dinte më se kush po jepte urdhra në Emirates.

“Çfarë shoh tani është se klubi ka filluar prapë të investojë shumë”, tha Wenger për Canal +.

“Nuk kishte unitet (në kohën time). Ne nuk e dinim se kush ishte shefi dhe kjo nuk është mirë. Tani ata e kanë krijuar një bashkësi dhe tani më rëndësi është të marrësh vendime të mira teknike”, shtoi ai.

“Mikel Arteta po bën punë të mirë, po. Klubi e ka rifituar vlerën e vet, por vetëm pas një kohe të gjatë do ta kuptojmë nëse vlerat e klubit do të vazhdojnë të përfaqësohen. Në të kaluarën, Arsenali respektohej sepse u jepte mundësi futbollistëve të rinj në moshë”, shtoi ai. /Express