“VV duhet t’mos jetë arrogante, ta kuptojë që me Bahtirin nuk mundet me fitu”

2 muaj më parë

“VV duhet t’mos jetë arrogante, ta kuptojë që me Bahtirin nuk mundet me fitu”

Kandidati i PSD-së për kryetar të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, tha se Lëvizja Vetëvendosje ka pasur një qasje bindëse se do t’i fitojnë 60 përqind.

Ai i ftuar në Edicionin Special, tha se Vetëvendosja duhet të mos jetë arrogante, të mësojë që sipas tij, me Agim Bahtirin nuk mundet të dalë fituese, njofton Klankosova.tv.

“Tash ata e kanë pasë një qasje në fushatë së do t’i fitojnë 60 përqind, janë munduar që t’i bindin qytetarët, kanë pasur një qasje të tillë dhe tash janë një situatë ku po konsiderojnë se loja ka përfunduar dhe tash normalisht dikush ofron marrëveshje”.

“Do të duhej që Lëvizja Vetëvendosje mos me qenë arrogante, me kuptu që me Agim Bahttirn nuk mundesh me fitu, madje qytetari është duke u përkujdesur për ty me korrektu veten”.

“Lëvizja Vetëvendosje duhet me msu që nuk është vetëm emri i Albinit ose emri i subjektit dhe me unë këdo arrij të fitoj, por duhet me u angazhuar që me u përpjek me gjet personat ma të mirë që munden me i përfaqësu ato vlera dhe bindje politike që mundohen me i shty përpara”, theksoi Kastrati.

Teksa për kandidatin e VV-së, Kastrati tha se është i bindur se nuk është për kryetar.

Un sinqerisht jam i bindur për këtë se nuk është për kryetar, në zgjedhjet e kaluara atij i është i ofruar për të kandiduar për asamble dhe nuk e ka pasë guximin. Mendoj që kanë gabuar duke e kandiduar me hi me një garë që ai nuk është gati”.

“Të gjithë faktorët dhe rrethanat janë në anën tonë që kemi gjasa më shumë që të fitojmë, nga të gjitha matjet që janë bërë”.