VV do ta mbikëqyrë AKI-në, LDK ministrinë që drejtohet nga Pacolli

3 vite më parë

VV do ta mbikëqyrë AKI-në, LDK ministrinë që drejtohet nga Pacolli

Lëvizja Vetëvendosje është partia që do të udhëheqë me numrin më të madh të komisioneve parlamentare krahasuar me partitë e tjera.

Kjo parti do ta drejtoj Komisionin për Legjislacion, Komisionin për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe atë për Mbikëqyrjen e AKI-së.

Pas saj vije LDK-ja e cila do të udhëheqë tri komisione: Komisionin për Buxhet dhe Financa, Komisionin për Punë të Jashtme dhe Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Numër të njëjtë të komisioneve do të drejtoj edhe PDK-ja, shkruan AktivPress.

Kjo parti do ta udhëheq Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media dhe Komisionin për Integrime Evropiane.

Komisionin për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor do ta drejtojë  AAK-ja, ndërsa atë për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, Grupi parlamentar i  NISMA-s.

Lista Serbe do të udhëheq Komisionin për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, ndërsa GP 6+, atë për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës me konsensus vendosi që në komisionet që drejtohen nga grupet parlamentare të pozitës, zëvendëskryetarët e parë t’u takojnë grupeve parlamentare në opozitë, dhe anasjelltas. Zëvendëskryetarët e dytë në secilin komision, ndërkaq, do të vijnë nga grupet parlamentare që përfaqësojnë komunitetet pakicë.  /AktivPress