Vulin: Shqipëria e Madhe është kërcënim, Serbia po e vëzhgon situatën

3 muaj më parë

Vulin: Shqipëria e Madhe është kërcënim, Serbia po e vëzhgon situatën

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi sot se kërcënimi më i madh për rajonin është “ideja e Shqipërisë së Madhe, porse Serbia po e vëzhgon me kujdes situatën”. Kështu i deklaroi ai TV Pink-ut, transmeton Koha.net.

Sipas tij formimi i Ushtrisë së Kosovës është i papranueshëm, dhe, siç është shprehur ai, “t’u japësh kriminelëve të pagjykuar të luftës armatim të rëndë dhe të pritesh paqe – është çmenduri dhe pafytyrësi”.

Mediat serbe kanë transmetuar sot se në në vendpiknikun e Tutinit mbi liqenin e Gazivodës persona të panjohur kishin shpaluar flamurin shqiptar, të cilin njësitë e armatosura deri në dhëmbë të Ushtrisë së Serbisë e kanë hequr.