Vulin kujdestaron për zhvillimet në Kosovë, reagon që Thaçi themeloi çmimin “Adem Demaçi”

2 muaj më parë

Vulin kujdestaron për zhvillimet në Kosovë, reagon që Thaçi themeloi çmimin “Adem Demaçi”

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka vlerësuar se rreziku më i madh në rajon është përpjekja për krijimin e Shqipërisë së Madhe duke i akuzuar ndërkombëtarët që po heshtin.

“Kërcënimi më i madh ndaj sigurisë në rajon është tentimi për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Unë këtë e përsëris sepse kjo po konfirmohet në vazhdimësi. Tentimi për ta krijuar Shqipërinë e Madhe nuk e godet vetëm Serbinë, por edhe Maqedoninë Veriore e Malin e Zi. Kjo është diçka që nuk do të përfundojë pa një të keqe të madhe” ka thënë Vulin.

Duke e komentuar vendimin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për të themeluar urdhrin Adem Demaçi ai ka akuzuar ndërkombëtarët që po heshtin si dhe “shqiptarët që kanë ambicie territoriale ndaj Sanxhakut”.

“Këtë nuk po e bën Serbia,  Serbia s’po kërkon territor të askujt. Dhe prapë heshtje e bashkësisë ndërkombëtare. Kjo është ajo që më frikëson mua. Këto janë planet e vjetra të shqiptarëve, kështu ka qenë gjithmonë dhe ne dimë se si të merremi me këtë” ka thënë ai.