Vuçiqi e “heq maskën”: Peter Handke intelektual, do jetë i ftuari im së shpejti

4 javë më parë

Vuçiqi e “heq maskën”: Peter Handke intelektual, do jetë i ftuari im së shpejti

Kryeshtetari 49-vjeçar i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, komentoi në një intervistëm për vjenezen “Der Shtandard”polemikat e Çmimit Nobel për autorin austriak Peter Handke, i akuzuar si filoserb dhe përkrahës i gjenocideve në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë.

“E kam uruar dhe kam dëshirë të lexoj librat e tij për Serbinë para se të na vizitojë së shpejti. Nuk dua ta gjykoj por ka të drejtë kur thotë se ne serbët kemi humbur më shumë jetë njerëzish nga bombardimet, shkatërruam vendin dhe humbëm 30 vite ekonomi duke pasur tani të njëjtin prodhim kombëtar si në vitet ’90.”

Sipas Vuçiç, Handke ka treguar se si duhet të sillet një intelektual i vërtetë, që i qëndron pozicionit të vet pavarësisht paragjykimeve dhe cenimit moral.