Vuçiq u lutet gjermanëve për fabrikën miliardëshe të Volkswagen-it: Ju japim edhe kesh

4 javë më parë

Vuçiq u lutet gjermanëve për fabrikën miliardëshe të Volkswagen-it: Ju japim edhe kesh

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, e priti Ministrin për Ekonomi dhe Energjetikë të Gjermanisë, Peter Altmaier dhe tema kryesore pas tërheqjes së Volkswagen nga Turqia ishte pikërisht vendi i ri investimit të gjigantit gjerman. Vucic ishte këmbëngulës se ‘më mirë se në Serbi nuk mund të gjeni’, edhe kesh ju ofroi

Vucic e priti ministrin Altmaier pasdite ku u nënshkruan dy marrëveshje bilaterale në bashkëpunim në ekonomi dhe edukim.

Me gjithë lëvdatat që i bëri vetes dhe gjermanëve për marrëveshjet e arritura e gjithë vëmendja ishte tek tema e verës në Serbi, fabrika e gjigantit gjerman Volkswagen. Gara mes disa shteteve ballkanike si Rumanisë, Bullgarisë e Serbisë ishte humbur pasi ishte zgjedhur Turqia. Ky shtet i fundit ka shumë mos pajtime me Gjermanët, i fundit invadimi i Sirisë e rezultoi edhe me tërheqjen e investimit miliardësh. Tani është kthyer gara mes ballkanasve.

Vucic ishte këmbëngulës se Serbia mund të i ofrojë Volkwagen kushtet më të mira për investim nga të gjitha vendet ballkanike së bashku, e shtoi se Serbia do të vazhdojë të luftojë për ndërtimin e asaj fabrike.

“E pamë se disa vende kanë rritur ofertat e tyre për investitorët, e oferta jonë është shumë më e madhe në kuptimin e subvencioneve. E gjithmonë do të ofrojmë më shumë. Edhe kesh do të jepnim, por nuk na lejon Europa. A kemi gjasa pasi nuk jemi anëtar i BE’së, kjo i bie Gjermanisë ta vendosë. Ata të gjithë bashkë nuk mund të ofrojnë kushte si Serbia, ka këtu edhe tjera gjera, po më kuptoni”.

Vucic i entuziazmuar shtoi se Serbia tanimë ka ofruar ndihmën shtetërore maksimale të paraparë, 258.5 milionë euro.

Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës së Gjermanisë, Peter Altmaier, do të vizitoj edhe Bullgarinë këto ditë. Bullgaria është shteti tjetër që ishte në garë dhe tani konsiderohej si vendi kryesor kandidat. Ata kanë ngritur ofertën për Volkswagen prej 135 milionë euro në 250 deri 260 milionë euro.

Sado joshëse të duket, oferta e re nuk do të thotë automatikisht që VW tani do të shfrytëzojë “opsionin e dytë” – Bullgarinë. Përparësitë e Bullgarisë janë taksat e ulëta dhe anëtarësimi në BE. Megjithatë, kjo e fundit është pikërisht arsyeja, pse ky vend nuk mund t’i japë VW subvencione të drejtpërdrejta shtetërore.