Vuçiq u bënë thirrje serbëve në Kosovë

2 vite më parë

Vuçiq u bënë thirrje serbëve në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq  iu bëri thirrje serbëve nga Kosova që në zgjedhjet e së dielës të votojnë për Listën Serbe.

Kreu i shtetit serb njëherësh ka porositur siç tha ai” gjithë popullin serb që së bashku me bashkëkombësit e tyre në ta mbrojë atë që është e shenjtë dhe e patjetërsueshme në krahinë”.

Në një letër të Vuçiqit e cila është lexuar në tubimin përmbyllës të Listës Serbe në Mitrovicë “thuhet se para qytetarëve të  Serbisë në Kosovë është një vendim i cili varet shumë nga suksesi i luftës për interesa kombëtare të serbëve”, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.