Vuçiq: Takimi i Novi Sadit me Zaevin dhe Ramën do të thotë shumë

1 javë më parë

Vuçiq: Takimi i Novi Sadit me Zaevin dhe Ramën do të thotë shumë

Gjatë shëtitjes me kryeministren e Serbisë dhe kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, presidenti serb, Aleksandar Vuciq tha se ky takim do të thotë shumë për tre vendet tona dhe të tjerët.

“Jam i lumtur që filluam të kujdesemi për veten dhe nuk kemi nevojë për mësues që të mund ta bëjmë këtë. Me muzikën në Novi Sad, të punojmë për një të ardhme më të mirë për punëtorët tanë, fshatarët tanë,sidomos për të rinjtë që të qëndrojnë në vendet tona, “tha Vuçiq.