Vuçiq nga Turqia me porosi për Hotin rreth Asociacionit

4 javë më parë

Vuçiq nga Turqia me porosi për Hotin rreth Asociacionit

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka sulmuar nga Turqia kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin pasi ky i fundit deklaroi se Asociacioni nuk do të diskutohet në dialogun me Serbinë.

Sipas tij, zyrtarët e Kosovës nuk dëshirojnë tu dalin në krahë serbëve që jetojnë atje.

“Prishtina nuk do të flasë, nuk do tu japë asgjë serbëve, ata vetëm llogarisin se ata që u dhanë atyre shtet do të bëjnë presion ndaj Serbisë për të njohur pavarësinë e tyre”, tha presidenti Aleksandar Vuçiq, transmeton indeks.

Ai gjithashtu theksoi se nuk mund të përgjigjet nëse do të shkon apo jo në dialogun e Brukselit, me 28 shtator.

“…sepse, gjërat po ndryshojnë çdo ditë”, është shprehur ai.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur para disa ditësh për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Asociacioni nuk diskutohet, është mbyllur në vitin 2013 e pastaj edhe në 2015”, ka deklaruar ai.