Vuçiq në Sofje: Nuk kam marrë Plan Amerikan për Kosovën

7 muaj më parë

Vuçiq në Sofje: Nuk kam marrë Plan Amerikan për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Sofje se “nuk ka marrë asnjë plan nga SHBA-të për zgjidhjen e çështjes në Kosovë, por ka pranuar indikacione dhe parime.

Ai ka thënë se ka “gjëra të pranueshme”, por edhe zgjidhje me të cilat nuk pajtohet, njofton Klan Kosova.

Vuçiq iu ka thënë gazetarëve para Samitit në Sofje se Serbia kërkon zgjidhje kompromisi e cila do t’i merrte parasysh interesat e serbëve në Kosovë, por edhe interesat legjitime dhe legale të Serbisë, gjë të cilën shumë akterë nuk e kuptojnë.

“Pozita e Serbisë nuk është aspak e lehtë”.