Vuçiq dhe Bërnabiq i shtrojnë darkë Ramës dhe Zaevit

2 javë më parë

Vuçiq dhe Bërnabiq i shtrojnë darkë Ramës dhe Zaevit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Bërnabiq presin i kanë shtruar mbrëmë darkë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Foto të katër zyrtarëve në darkë u postuan në llogarinë zyrtare në Instagram të presidentit serb.

Të dy kryeministrat, Rama dhe Zaev do të marrin pjesë në një takim trepalësh me ftesë dhe iniciativë të Aleksandar Vuçiqit  sot në Novi Sad, me temën kryesore të jetë propozimi për krijimin e një “Shengeni të vogël”, me qëllim integrimin më të mirë të tregjeve në rajon dhe heqjen e pengesave për biznesin dhe lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve në të tria vendet, transmeton Klan Kosova.